Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” pranë Kinostudios.

Një makinë e tipit “Benz” ka dalë nga rruga dhe është pëplasur me një pemë. Brenda makinës ka qenë një vajzë, e cila ka mbetur e plagosur.

Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Po ashtu bëhet e ditur se e lënduar ka mbetur edhe një kalimtare e rastit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e motit me shi dhe shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte mjeti.