Një 23-vjeçar është aksidentuar ditën e djeshme teksa udhëtonte me mjetin e tij te Gjiri Lalzit-Kepi Rodonit.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, shtetasi M.H, vjeç 23, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar.

Mësohet se i riu ka përfunduar në spital dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Njoftimi i policisë

*Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.H, vjeç 23, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi te Gjiri i Lalzit-Kepi i Rodonit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.