Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur në lagjen nr.14 në Durrës gjatë ditës së djeshme.

Policia bën me dije se shtetasi V.C vjeç 34, banues në Arapaj, teksa drejtonte automjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësoren D.H, vjeç 46, banuese në Durrës.

Për pasojë, 46-vjeçarja ka përfunduar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën siç raporton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, sipas nenit 290 të Kodit Penal.