Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Vlorës dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen Kushtrim. Një mjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin me inicialet M.S., dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës Benz, me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.