Publikohet fotoja e Zhaneta Josifit, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, 30 dhe 34 vjeçe, historia e të cilëve ka shokuae mbarë opinionin publik.

Nëna 56-vjeçare, Zhaneta Josifi dhe vajza 30-vjeçare u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre, një vetëflijim ky për hir të ringjalljes, ndërsa vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait” nëna dhe vajzat besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.

Ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë dhe mbahej në banesë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë. Këtë e ka konfirmuar dhe 34-vjeçarja e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë. “Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja.

Alarmin për ngjarjen e rëndë e ka dhënë vëllai i Zhaneta Josifit, që nuk po komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë.