Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotem në fshatin Hajdaraj në Kavajë, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në një kanal.

Ai është shtetasi me inicialet B.H, i cili ra aksidentalisht në kanal dhe për pasojë humbi jetën.

Njoftimi i Policise:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80-vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.