Një 38-vjeçar ka humbur jetën në banesë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 01:00 në lagjen ‘Ujë i ftohtë’ të qytetit të Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi viktima me inicialet F.L. ka ndërhyrë në kabull elektrik.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.