Një 30-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), ku ai ishte futur së bashku me një bashkëpunëtor për të vjedhur një shtëpi.

Pas mbërritjes së karabinierëve, hajduti i dytë u arratis ndërsa viktima, një shtetas shqiptar, ra nga rreth nëntë metra lartësi.

Ai vdiq teksa po transportohej me helikopter në spitalin e Torinos.