Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet, rreth orës 16:40.

Sipas informacioneve, punëtori 53-vjeçar, me iniciale R.X., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.