Një 25-vjeçare mbeti e plagosur në Mat pasi ka rënë aksidentalisht nga ura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.30 në fshatin Mallunxë, në vendin e quajtur fshati “Kumia e Tullave”, ku shtetasja F.T. ka renë aksidentalisht nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.