Një 53-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Klos, ku Astrit Alla ishte duke punuar me vinç kur ka rënë nga ura duke gjetur vdekjen.

“Rreth orës 09.40, në rrugën e Arbrit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për shkaqet e aksidentit tragjik.