Një zjarr i madh ka rënë sot në Durrës, konkretisht në zonën e Shënavlashit.

Bëhet fjalë për një parcelë me barishte, pranë mbikalimit të hekurit në autostradën Durrës-Tiranë.

"DurrësLajm" sjell fotot e para nga vendngjarja. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri ndërsa raportohet se forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.