15178 euro është vlera e dëmit që i është shkaktuar një biznesmeni në Durrës, pasi e ka kryer këtë pagesë në internet, por nuk ka marrë porosinë.

Policia informon se: “Më datë 21.09.2017, shtetasi me iniciale H.S., kallëzon se ka bërë një pagesë në internet për të blerë lëndë të parë për aktivitetin e tij dhe i është shkaktuar një dëm prej 15178 eurosh”.

Sektori për hetimin e krimeve kompjuterike po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.