Donte të blinte një mjet të ri dhe pas bisedimeve me një të ri nga Prishtina, ra dakort të merrte një mjet tip Volksvagen.

47-vjeçari nga Durrësi A.B. ka rrëfyer para efektivëve të policisë, se vetëm pasi pagoi mjetin, kuptoi se makina në të vërtetë i përkiste një kompanie private (për makina me qira) në Kosovë.

I ndodhur në këto kushte, me paratë e paguara dhe makinën që në të vërtetë nuk i përkiste atij, qytetari nga Durrësi ka bërë denoncimin përkatës në polici.

Kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin prishtinas R.L., që akuzohet për “Mashtrim”.