Blindohet gjykata, jepet masa për 5 "të fortët" në Nikël

16/09/2018 - 11:47

Nën masa të forta sigurie ka nisur seanca gjyqësorë në Gjykatën e Krujës, ku pritet të jepet masa për 5 të arrestuarit gjatë aksionit të policisë në Nikël. Gjyqtare e çështjes është Enkelejda Hoxha dhe prokuror Petrit Çano.

Gjykata e Krujës ka dhënë masën "Arrest me burg" për Ylli Çangun dhe Valter Bamin, ndërsa pritet të japë masën edhe për 3 të tjerët.

Nga aksioni i pak ditëve më parë nga forcat RENEA u arrestuan pesë persona, konkretisht Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç.

Në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi armë dhe para. Më herët Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për 5 të arrestuarit.

Aksioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 12 shtatorit dhe pati si qëllim goditjen e një prej grupeve më të përfolur për disa ngjarje të rënda në Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë.

Një konflikt mes tre personave është regjistruar mesditën sotme në rrugën e "Kosovarëve" në kryeqytet.

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet e nisura pas denoncimit të ish-nënkomisar Emiljano Nuhut, se ishte kërcënuar për të mbyllur çësht

Tre persona u arrestuan për akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike në qytetin e Kukësit.

Një djalë 9-vjeçar ka vdekur pasi e zuri poshtë një dollap me kyç në një shkollë në Essex.

Pesë persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. 

Është gjetur i pajetë trupi i 4-vjeçarit, Zenel M., në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Wildegg të Zvicrës.

Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kultivuan 60 kubikë me fara kanabis në fshatin Buz të Memaliajt.

Një furgon mallrash ka rënë në lumë tek kthesa e Çezmës së Myftarit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.