Blinin karburant me euro false, dy në pranga

Postuar: 14/12/2017 - 12:04

Dy persona kanë rënë në pranga për përdorim të kartëmonedhave në euro të falsifikuara. Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në Fushë Prezë u arrestuan sot nga policia.

Ata ranë në gjurmët e policisë pasi përdorën 300 euro të falsifikuara të prerjeve 50 dhe 100 euroshe në disa pika karburanti në Tiranë. Dy të arrestuarit furnizonin automjetet me karburant dhe paguanin me euro të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Euro 2”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për falsifikim monedhash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë, 
• Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në Fushë Prezë.

Pasi këta shtetas veçmas nga njëri-tjetri, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës. 

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur si më poshte :

Më datë 25.11.2017, në rrugen “Aleksandër Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartëmonedhë 100 euro e dyshuar si e falsifikuar.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer në këtë fushë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 183 dhe 143 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës arrestoi dje një avokat 35-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha, fshehje të të ardhurave dhe falsifik

Një korrier droge shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane teksa po kalonte transit në Modena.

Një oficer policie dhe një doganier janë arrestuar në doganën Qafë Prush për shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

Katër adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Tiranës të cilët shisnin lëndë narkotike nëpër gjimnazet e kryeqytetit.

Një ngarkesë prej 217 kg marijuanë u sekuestrua në zonën e Leçes në Itali gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe p

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Klajdi Gjeçit, i cili u arrestua dje ai autor i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në makinën e biz

Një person është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet nga autobusi i linjës së Kombinatit.

Një 41-vjeçar me identitet të dyfishtë është ndaluar në Rinas nga policia, i cili rezultoi të ishte i shpallur në kërkim kombëtar për vep

   E rrahën për vdekje me grushte, arrestohet pas 3 vitesh shqiptari i shumëkërkuar

   Mediat italiane kanë publikuar sot pamjet kur një shqiptar thyen xhamat e një biznesi.