Pas bllokimit të rrugës nga masivi shkëmbor dhe punës intensivive për hapjen e Baypass-it në Mamël, ka rinisur qarkullimi në autostradën Elbasan-Tiranë.

Një masiv shkëmbor u shkëput dy ditë më parë nga skarpati anësor duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Masivi shkëmbor u shemb në afërsi të fshatit Mamël.