Mbrëmjen e kësaj të hëne janë sekuestruar 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kostur, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë 34 dhe 35 vjeç. Ata janë kapur në një zonë pyjore në kufi duke transportuar 4 çanta që përmbanin 44 pako me 55 kg 400 gram marijuane. 

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë  e provës materiale 2 celularë dhe 3 karta SIM.