Seksioni për trafikun e paligjshëm në Durrës ka bllokuar dy mjete luksoze, të tipit “Ferrari” dhe “Range Rover”, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit.

Konstatimet e mjeteve janë bërë të enjten dhe uniformat blu kanë referuar  në Prokurori materialet procedurale për personat përgjegjës.

Konkretisht:

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12.09.2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a  i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.