Mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gr hashash janë kapur sot nga një operacion anti-drogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Gjatë aksionit të Guarda di Finanza, Frontex dhe policisë shqiptare, me helikopter dhe anije, është ndaluar pa mbërritur në brigjet italiane gomonia e mbushur me drogë, ndërsa është arrestuar 30-vjeçari nga Vlora, E. I.

Frontex publikon fotot e gomones me drogë, ndërsa njofton se nëse sasia e sekuestruar do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte 4 milionë euro.

“Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e Frontex mes Shqipërisë dhe Italisë zbuloi një 6 metra të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit. Falë ekuipazhit vigjilent, dy anije GdF gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane. Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro në rrugë. Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës. Urime bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërkufitar!”, thuhet në njoftimin e Frontex.

Ndërkohë, edhe policia shqiptare jep detaje për aksionin, ku thekson se është bllokuar mjet lundrues me lëndën narkotike dhe është arrestuar vlonjati.