Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Tropojës pasi në mënyrë të përsëritur ka bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë.

Sipas policisë ndalimi i tij gjithashtu është bërë pasi hidhte inerte dhe kryente gërmime me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij.

Policia ndaj tij ka ngritur akuzat për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.