“Bllokuan rrugën e penguan qarkullimin”, ç’thotë policia për arrestimet tek Unaza e Re

10/10/2019 - 11:58

Policia e Tiranës njofton se tre personat e arrestuar në zonën e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin rrugor. 

Sipas burimeve zyrtare me ndryshimet e Kodit Penal që hynë në fuqi pak ditë më parë, bllokimi i rrugës dënohet me burg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

- S. D., 56 vjeç;
- G. Sh., 54 vjeç;
- I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë 5 personave me precedent penal, 4 nga të cilët nga qyteti

Një person është plagosur këtë të premte me një mjet prerës në Malësi të Madhe.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, Policia zbardhi ngjarjen në kohë rekord dhe arrestoi në flagrancë autorin dhe 2 shtetas të t

Arrestohet një person në Mat, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti në Durrës, pa leje drejtimi dhe i dehur.

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.