Një aksident automobilistik ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku një makinë është përplasur me motorin që shpërndan pica.

Mjeti tip "BMW" me targë AA 022 GC ka përplasur motorin duke e hedhur mbi trotuar, mëson "BalkanWeb".

Dëmtime ka marrë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po zbardh shkaqet e aksidentit.