Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:10 minuta të mbrëmjes të së të shtunës në rrugën Transballkanike në Vlorë, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën.

Një motor është përplasur më një automjet të llojit “BMW” edhe në pak sekonda ka marrë flakë në mes të rrugës. Drejtuesi i motorit në momentin e aksidentit kishte të vendosur në kokë mbrojtësen e kokës “kokoren” e cila fatmirësisht i ka shpëtuar këtij të fundit jetën.

BMW me targa AA708 VC po vinte nga një rrugë dytësore, edhe në momentin që po futej në rrugën Transballkanike nuk i ka dhënë përparësi motorit i cili po udhëtonte me shpejtësi. Si pasojë motori ka goditur BMW edhe më pas ka marrë menjëherë flakë.

Drejtuesi i motorit fatmirësisht raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë disa plagë të lehta në trup. Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si edhe policia e Vlorës e cila ka shoqëruar për në komisariatin e Vlorës drejtuesin e automjetit të llojit BMW.