Braktisi djalin e mitur në Greqi që të përfitonte azil, nis procedimi për babanë

27/11/2020 - 10:54

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisitimet dhe bashkëpunimin me homologët e shtetit grek, për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd. Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur ( E. Z.) kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit shprehet se është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

SPAK ka njoftuar mbylljen e dosjes për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në të cilin mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Cermë, ku u përplas me makinë një fëmijë 5 vjeç.

Ledion Mita është i riu që shpëtoi nga mbytja dy fëmijët të cilët ranë në ujerat e lumit Gjanicë në Fier.

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi përdorte kartëmonedha të falsifikuara për blerje të ndryshme.

Arrestohet personi që urdhëroi vrasjen e 27-vjeçarit Mario Metaj në Patra, Greqi. Autori dyshohet se është një shtetas grek.

Një i burgosur është gjetur i varur në qelinë e burgut të Peqinit.

Kapet dhe arrestohet nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, 35-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale "Gr

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë që ndodhi një ditë më parë, kur u qëllua një 19-vjeçar.

Dy fëmijë romë duke luajtur në anë të lumit Gjanicë në Fier kanë rënë në lumë.