"Brebulla" prangos tre vëllezër, policia zbulon aktivitetin e tyre kriminal

21/09/2019 - 10:07

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar "Brebulla", për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar tre vëllezër të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin bimë narkotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, si dhe është hetuar për një peridhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij procedimi, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Brebulla", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim" në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gje

Teksa dje autoritetet italiane shkatërruan një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, sot mediat italiane kanë nx

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Itali teksa një shqiptar me nënshtetësi italiane ka humbur jetën në një ak

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore  të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policis

Policia e Durrësit bën me dije se është ndaluar një 21-vjeçare e cili ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi".