Një shtetas shqiptar, është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Kritis”, që ndodhet mes shesheve “Karaiskaqi” dhe “Omonia” në kryeqytetin grek, Athinë.

Viktima është një 44-vjeçar nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, i cili njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut.

Ai kishte mbërritur prej pak ditësh në kryeqytetin grek dhe ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti”, kur u qëllua nga dy persona me motoçikletë dhe me kaska.

Viktima u qëllua me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.