17/04/2015 - 14:53
17 prill 2015 -Gjykata e Brindizit nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar dënoi me 4 vjet burg Bujar Qamilin, 53 vjeç, për trafikimin e 53 kg marijuanë.
Bujari, i cili kishte precedentë penalë po për drogë, u arrestua bashkë me një italian në 8 gusht 2014, ndërsa po transportonte me një makinë Ford Fiesta 53 pako me Kanabis Sativa të porsa mbërritura nga Shqipëria.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
/portali DurresLajm/