Një person ka hipur në një vinç në qendër të Tiranës dhe po kërcënon që do të hidhet nga atje.

Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Kulturës në kryeqytet.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po negociojnë me të, që të zbresë.