Një qytetar nga Durrësi ka mbërritur i vdekur në spital, por policia ende nuk ka dalë me version zyrtar për shkakun e vdekjes.

Sipas njoftimit për shtyp të komisariatit nr.4 në Tiranë bëhet e ditur se “më datë 15.07.2018, ka shkuar i vdekur në spital shtetasi R.K.,vjeç 68, banues në Durrës. Po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.