Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin Festim Lato, pasi ka organizuar në mënyrë të paligjshme një tubim me thirrjen “Çamëria është e jona”, ku morën pjesë 60-70, persona të ardhur nga qytete të ndryshme.

Ditën e djeshme anëtarë të komunitetit çam në Durrës kanë protestuar me pankarta në duar, për takimin që po zhvillohej mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Kotzias.

Pjesëmarrësit në protestë kanë deklaruar krijimin e republikës çame me president Festim Laton, nga qyteti i Vlorës.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.L., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 11:25 deri 12:00, në  Durrës, ka organizuar në mënyrë të paligjshme një tubim me thirrjen “Çamëria është e jona”, ku morën pjesë 60-70, persona të ardhur nga qytete të ndryshme. Neni 262 i Kodit Penal.