Gjatë ditës së djeshme janë bllokuar nga policia kufitare në Durrës dy raste me shuma të mëdha paundësh

Siç bëri të ditur më herët DurrësLajm, në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M. ju gjetën dhe ju bllokuan në një sasi paundësh që nuk i kishte deklaruar.

Gjithashtu edhe në rastin tjetër të sekuestruar sërish gjatë ditës së djeshme, dy personave me inicialet B. M. dhe F. Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç  i janë bllokuar një sasi e padeklaruar paundesh.

Burime policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për mbi 30 mijë paund, që u janë bllokuar këtyre shtetasve, rreth 15 mijë në rastin e parë dhe 17 në të dytin.

Ndërkohë personat që kishin shumat e sekuestruara po ktheheshin nga Anglia, ndërsa janë marrë në pyetje për të deklaruar origjinën e shumës dhe janë liruar, ndërsa hetimet vijojnë.