Çfarë ndodhi në Kavajë? Burri interesohet nga Gjermania për vrasjen e ish-të dashurit të gruas

10/10/2019 - 12:44

Krimi i rëndë për xhelozi që ndodhi në Kavajë ka tronditur mbarë opinionin publik. Dritan Haxholli, i cili hyri me forcë në banesën e ish të dashurës së tij M.Qatja, mbeti i vrarë në vend nga polici i burgjeve Bledar Toçi.

Nga hetimet rezulton se M.Qatja është e martuar dhe me fëmijë. Bashkëshorti i saj ndodhet në Gjermani. Mësohet se burri i M.Qatja po vuan dënimin me burg në shtetin gjerman për drogë. Për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i M.Qatja.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi. Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e M.Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. Nga pamjet brenda banesës, grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, pllakat me gjak dhe sende të hedhura përtokë.

Sipas dëshmisë së M.Qatja në polici, ish i dashuri Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e saj rreth orës 00:45 i armatosur me kallashnikov. Ai kishte hyrë me forcë nga dera e ballkonit duke thyer grilën. E frikësuar nga prania e Haxhollit, i cili e kishte telefonuar para se të shkonte, M.Qatja njoftoi mikun e saj polic të burgut të Durrësit Bledar Toçin. Ky i fundit, si dhe dy komshinj të M.Qatja, kishin shkuar në banesën e kësaj të fundit për ta mbështetur.

Kur nga ballkoni hyri me forcë ish-i dashuri Dritan Haxholli, aty u ndesh me policin Toçi. Pas debateve verbale, Haxholli qëlloi me kallashnikov policin duke e lënë të plagosur. Nga ana tjetër, Bledar Toçi u kundërpërgjigj duke e qëlluar me 4 plumba pistolete. Dritan Haxholli humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, Bledar Toçi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga policia për vrasje me dashje. Zyrtarisht Policia e Kavajës ka thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë 5 personave me precedent penal, 4 nga të cilët nga qyteti

Një person është plagosur këtë të premte me një mjet prerës në Malësi të Madhe.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, Policia zbardhi ngjarjen në kohë rekord dhe arrestoi në flagrancë autorin dhe 2 shtetas të t

Arrestohet një person në Mat, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti në Durrës, pa leje drejtimi dhe i dehur.

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.