Një çift shqiptarësh të cilët kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës u arrestuan nga policia italiane në zonën e Padernos.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bodrum, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza të vogla dhe më pas do të dilte në treg.

Mes të tjerash në bodrumin e çiftit shqiptar që rezultonte i papunë, u gjet edhe një shumë prej 4.900 eurosh.