Mediat greke, gjatë ditës së djeshme raportuan për vrasjen e një çifti grek në Chania të Kretës. Policia shpalli në kërkim një shqiptar, duke mos dhënë identitetin e tij. Mirëpo, sot autoritetet greke kanë dërguar hetimin e tyre në tjetër rrjedhë e kanë shpallur në kërkim një shtetas nga Bangladeshi.

Sot, mediat helene kanë zbardhur dëshminë e vajzës së 82-vjeçarit Alexandros Alexandrakisit, Marias. Maria e tronditur, përshkruan orët që ajo nuk dinte asgjë për babanë dhe kur pa njerkën të vrarë.

“Ata kishin një shtëpi të mirë në Chania. Kishin oborr, të cilin e ndanin së bashku me shtetasin nga Bangladeshi. Ky i fundit ishte me qira tek ta dhe sa duket i ka vrarë.

E di që njerka kishte mbledhur disa para dhe arsyeja pse ka kryer vrasjen e dyfishtë mund të jetë, për shkak të parave. Ai ka dashur t’ju vjedhë paratë. E vizitoja shpesh babanë dhe njerkën e ngjarja ishte për mua shokuese”, ka deklaruar Maria.

Vajza e çiftit tregon se babanë e tij e donte shumë dhe se ai kishte vuajtur shumë kohët e fundit, sepse ishte i sëmurë.