Sot është ndarë nga jeta një emër i njohur i LSI-së, durrsakja Luzhiana Abazi, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Ish-zyrtarja nga Durrësi që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 47-vjeçare, ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Por kush ishte Luzhiana Abazi, një zyrtare e lartë që vinte nga radhët e LSI-së, dhe njëkohësisht një mjeke dhe pedagoge e njohur në Tiranë e më gjerë.

JETËSHKRIMI

Luzhiana Abazi lindi në qytetin e Durrësit, më 19 maj 1971.

Në vitin 1994, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Abazi ka kryer një sërë specializimesh dhe trajnimesh.

Gjatë periudhës 1996-1998 ajo ka kryer një specializim për mjekun e familjes . Më 1999 – 2000 përfundoi me sukses Master-in për “Menaxhimin e shërbimit shëndetësor parësor”, Instituti superior “Della Sanita” në Romë.

Në periudhën 2000 – 2002 ka qenë Drejtore pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal.

Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, në vitet 2002 -2007.

Në periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njësisë bashkiake nr.6 Tiranë. Në vitet 2011-2013 ka qenë drejtore e “Drejtorisë nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Abazi ka ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH)

Nga 2016-a e në vazhdim ka qenë drejtore e “Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë”.