Prej disa ditësh Policia e Shtetit po bën publike listën e "zezë" me emrat e personave të shpallur në kërkim, sipas qarqeve të vendit. Sot është radha e listës së të kërkuarve në qytetin e Korçës për të cilët, efektivët kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Korçës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruan policia në njoftimin e saj në Facebook.