Dy vëllezër, banues në Durrës, janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për dy vepra penale.

Një ditë më parë, dy vëllezërit L.Xh. 34 vjeç dhe M.Xh. 27 vjeç, së bashku, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin L.Zh. 68 vjeç, ekspert për vlerësim pasurie.

Si të mos mjaftonin këto, dy vëllezërit i kanë dëmtuar edhe zyrën ekspertit.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Policia e Durrësit sqaron se konflikti mes palëve ka lindur për motive pronësie.

Policia po punon për kapjen e dy vëllezërve, të akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.