Një person i dehur dhe i mbuluar nga gjaku ka tmerruar pasditen e sotme qytetarët në bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Siç duket nga pamjet filmike të mbërritura në redaksinë e DurrësLajm, burri u është turrur biçikletave dhe karrikeve që ka gjetur në bulevard dhe ka nisur t’i thyejë.

Madje ai nuk ka nguruar t’u turret edhe qytetarëve që kanë kaluar aty pranë.

Furisë së tërbimit të tij nuk i kanë shpëtuar as bizneset, xhamat e të cilave ai ka nisur t’i thyejë.

Nuk dihet ende se çfarë e nxiti tërbimin e burrit dhe nëse ishte lënduar vetë, apo e kanë lënduar persona të tjerë, meqë është shfaqur me njolla gjaku në trup dhe veshje.