Infektohet nga koronavirusi drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Brataj është një nga pacientët që ka rezultuar pozitiv në testimin e zhvilluar përgjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin, si dhe numri një i angazhuar në Shqipëri në betejën kundër COVID-19. Mësohet se Brataj është karantinuar, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.