Për rreth 30 minuta qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë është bllokuar. Siç mund të shihni edhe në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb”, rrëshqitja e dherave dhe rrëzimi i disa pemëve janë bërë shkak për këtë anomali.

Raportohet e si pasojë e situatës së krijuar janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë, këshillohet të shmangin kalimin deri në zhbllokimin e plotë të saj.