Dalin emrat, cilët janë të arrestuarit nga Antidroga e Durrësit

15/03/2019 - 13:56

Prokuroria Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme Policisë së Shtetit, pas hetimit disa mujor realizuan me sukses Plan Operacionin e koduar “VAZHDIMËSIA” ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve:

1. Agron Çela, lindur dhe banues në Lushnje, me gjendje gjyqësore i paverifikuar.

2. Genci Kokonozi, lindur në Prrenjas dhe banues në Lushnje, i padënuar më parë.

3. Ilmi Kapidani lindur dhe banues në Golem Lushnje, i padënuar më parë.

4. Romario Kapidani, lindur dhe banues në Golem Lushnje, i padënuar më parë.

5. Lavdi Ymeri, lindur dhe banues në Karbunarë-Lushnje, i padënuar më parë.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 13.03.2019, rreth orës 14:00, pranë stacionit të trenit Lushnje iu gjet një sasi prej 20 kg e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë në formë Çokollate e ndarë në 43 pako.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, të markës “Benz Mercedez” me targa AA556MU dhe AA007PU 5 aparate telefoni të markave të ndryshme si dhe shuma prej 4.000 lekë të reja. Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pashikuar nga neni 283/2 të  Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës, ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.

27-vjeçari shqiptar, Klodian Nikolli, apo i njohur ndryshe me nofkën 'Doktor K', ka bërë bujë të madhe në mediat italiane për shkak të sk

Një i dënuar në burgun e Korçës u konstatua se kishte futur 22 doza narkotike brenda ambienteve ku vuante dënimin.

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte duke u plagosur rëndë.

Një 23-vjeçar i kërkuar nga Gjermania për vrasje ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi u kap me 85 gramë kokainë.

Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar dhe një grua nga Irani pasi tentuan të udhëtonin me avion nga Malaga në Londër duke përdorur

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur të ëmën dhe një person tjetër në Vlorë.