Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e analizës së ADN-së e për viktimiën e masakruar në Fushë Krujë më 5 maj 2018.

Mësohet se viktima është shtetasi kosovar Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë.

57-vjeçari Xhaferr Osmani u gjet i karbonizuar në fshatin Derven të Fushë-Krujës.

Ai kishte hyrë në Shqipëri me datën 29 prill, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më datë 4 Maj.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje vijojnë të mbeten ende mister.