Dashuria çon në pranga mekanikun 21 vjet më të madh se ish-e dashura

14/06/2018 - 16:10

Vrasja e dyfishtë e ndodhur në rrugën “Don Bosko” të premten e javës së kaluar më 8 qershor, kur Xhafer Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, ka bërë që Policia e Tiranës të ashpërsojë dorën ndaj personave me tendencë përndjekjen e personave.

Ky është rasti i mekanikut shqiptaro-amerikan Besnik Brahimi 45 vjeç, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda” në kryeqytet. Ai u vu në pranga mëngjesin e të enjtes, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij 21 vite më të re.

Brahimi kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, sërish për akuzën e përndjekjes së 24-vjeçares. E punësuar si shitëse, ajo e kishte denoncuar shqiptaro-amerikanin në janar të vitit 2017, pak javë pasi ata ishin ndarë pas një lidhjeje më tepër se një vjeçare.

Për këtë akuzë, mekaniku 45-vjeçar u dënua për një vit e gjysmë. Të mërkurës pasdite, ai e përndoqi sërish dhe pas denoncimit u vu serish në pranga. Që prej të premtes së kaluar, Policia e Tiranës ka regjistruar dy procedime penale për akuzën e përndjekjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Taranto-s.

Në kuadër  të vënies në kontroll të tregjeve mbarë vendit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka nisur inspektimin në disa prej tyre.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Koxhën, i cili vrau me armë zjarri tre persona dhe plagosi një tjetër.

Autori i vrasjes së trefishtë në fshatin Shëlli të Matit do të dalë sot në Gjykatë për t’i komunikuar masën e sigurisë.

Një i ri shqiptar është goditur barbarisht në Itali nga një grup nigerianësh.

Një 27-vjeçar nga Durrësi është rrahur një ditë më parë në zonën e plazhit dhe si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur lehtë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bu

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan - Kombinati metalurgjik.

Në zyrën operative të policisë së Durrësit, një ditë më parë, ka mbërritur një telefonatë që njoftonte për të shtëna me armë në ajër në z