Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.