Një shqiptare është dëbuar nga Italia, pasi rekrutonte gra e vajza për ISIS.

Sipas "TgCo m", Arta Kacabuni, ose Anila, 44 vjeçe, rezidente në Grosseto që prej vitit 2003, është dëbuar nga Italia pasi rezulton e përfshirë në terrorizëm.

Detyra e saj ishte të bindte gra e vajza, të cilat më pas do të shkonin në Siri për të luftuar në kauzën e tyre kundër të pafeve.

Në të kaluarën 44-vjeçarja shqiptare ka qenë e dënuar nga gjykata e Milanos si pjesëtare në organizata terroriste.