Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, teksa ka analizuar gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend, ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Referuar burimeve, gazetari Hoxha tha në një intervistë televizive, se së shpejti do të vihet në pranga “xhuxhi”, i përmendur në përgjimet e dosjes 339, ku janë të implikuar banda e Avdylajve.

“Do të ketë shumë shpejt arrestime. Ndërsa aty është i përfshirë edhe ai xhuxhi. Xhuxhi do arrestohet. Nuk e identifikoj dot se kush është xhuxhi, as Prokuroria se ka identifikuar sepse ndryshe do të kishte marrë masa. Janë disa ish-kryetarë që mund t’i futësh ke xhuxhi. Mos nxitohemi. Do kemi arrestime për të njëjtat çështje dhe të njëjtat histori”, u shpreh Hoxha.