Një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Viktima po drejtonte një zetor dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Shtetasi me iniciale E.K. u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.