Del nga burgu Moisi Habilaj, Apeli në Itali i cakton arrest shtëpiak

29/05/2020 - 08:56

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Habilaj u arrestua në nëntor të 2019-s në kuadër të operacionit "Rosa DEI venti" i akuzuar së bashku me vëllanë e tij Florian Habilajn, si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Siçili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Një vit më parë në qershor të 2019-n, në procesin gjyqësor të shkallës së parë, Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj si burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik armësh e si kreu i një organizimi të strukturuar kriminal.

Më 15 maj 2020 është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Apelit ku avokatët mbrojtës kanë kërkuar për Moisi Habilaj, zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpiak, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Moisi Habilaj ka lënë qelinë e është nën urdhër arresti shtëpiak në banesën e një kushëriri të tij i pa përfshirë në vepra penale, në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë të prodhimit arkave të drurit në Lushnje.

Mbrëmjen që të shtunës, Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet me radar në aksin Sauk-Teg.

Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga blutë e Tiranës.

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Durrës – Kashar, ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre t

Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.

  • Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Periferia", për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe.