Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në kryqëzimin e 9 katësheve, ku një makinë është futur brenda një lokali.

Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar, por duket qartë nga fotot që ka publikuar JOQ se dëmet materiale janë të shumta.

Shpejtësia e madhe mendohet të jetë shkaku i aksidentit, ndërsa policia është në vendngjarje dhe po vijon hetimet.